Flakë dhe shtëllunga tymi gjigante/ Përfshihet nga zjarri magazina me materiale druralumini në Pogradec

Një magazinë me materiale druralumini në fshatin Gështenjas, Pogradec, po rrezikohet nga zjarri, sipas informacionit të fundit nga autoritetet vendore.

Raportohet se flakët nisën pas djegies së disa gomave në ambientin e jashtëm të magazinës, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt objektit kryesor.

Forcat e zjarrfikëses së Pogradecit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme. Autoritetet theksojnë se ndërhyrja e shpejtë është vendimtare për të shmangur humbje të mëdha materiale në këtë biznes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×