VIDEO/ “Do të ketë përshkallëzim”, Balliu paralajmëron: Protesta e nesërme, ndryshe nga të tjerat!

Deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me protestën kombëtare të radhës që do të mbahet nesër nga Partia Demokratike.

Balliu u shpreh se protesta do të jetë ndryshe nga tubimet e javëve të fundit të opozitës, duke shpjeguar se do të ketë një formë përshkallëzimi.

Sipas tij do të ketë forma të ndryshme të shprehjes së revoltës, ndërsa nënvizoi se protesta vijon sepse e kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës.

“Do ketë një protestë të cilën në protestat e fundit nuk e keni parë. Do ketë përshkallëzim. Do ketë forma të ndryshme. Protesta vijon sepse kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës”, u shpreh ai mes të tjerash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×