“Protesta, rruga e vetme”, Alizoti: Balluku do shkojë para drejtësisë pavarësisht betejës së Ramës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar valën e shkarkimeve në qeveri, përfshirë edhe rastin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, si dhe protestën e paralajmëruar nga opozita për ditën e nesërme.

Alizoti u shpreh se protesta mbetet instrumenti i vetëm në kushtet aktuale politike.

“Protesta është rruga e vetme e shoqërisë dhe opozitës. Nuk zbatohet vendimi i drejtësisë”, deklaroi ai.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri Edi Rama do të përpiqet të përdorë çdo mjet për të mbrojtur ish-zv/kryeministren.

“Mendoj se Rama do bëjë betejë maksimale për të mbrojtur Ballukun, do përpiqet të shpikë taktika të reja, por Balluku do shkojë para drejtësisë”, theksoi Alizoti.

Duke folur për klimën politike dhe reagimin qytetar, ai e cilësoi protestën si shprehje të zemërimit publik.

“Protesta është zemërim. Ato kanë qenë paqësore. Nëse njerëzit shohin se elitat politike posedojnë këto pasuri të dokumentuara, ndërsa shumë të tjerë janë nëpër burgje, duhet të jenë të zemëruar. Nuk ka çfarë të ndodhë tjetër më për t’u zemëruar”, u shpreh ai.

Sipas Alizotit, zhvillimet e fundit po e çojnë vendin drejt një përplasjeje të fortë politike, ku protesta shihet si presion i drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe institucioneve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×