
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal te zhvillimet e fundit politike dhe protesta e opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se protesta e fundit pati “jehonë të jashtëzakonshme” dhe se, sipas tij, qeveria synon të vazhdojë të abuzojë me fondet dhe pasuritë publike. Ai deklaroi se zhvillimet e fundit në qeveri janë tregues i presionit të krijuar nga reagimi qytetar. Ai komentoi dhe ndryshimet në qeveri.
Sali Berisha: Protesta e fundit pati jehonë të jashtëzakonshme. Ata duan që të vazhdojnë të qetë që të vjedhin fondet dhe pasuritë publike. Po në këtë kontekst ai bëri një formatim të qeverisjes që faktoi më shumë se çdo gjë tjetër, se lubia është vetë Rama. Apo; fuqinë e pakufishme të Lubisë mbi Ramën. Dështoi lubia dhe polli 3 ministra dhe 1 zv.ministre. Akt më qesharak nuk ka. Lubia ka firmosur me urdhër të Ramës. Këta ministra janë anëtarë të grupit kriminal të Lubi Ballukut, në aferat dhe tenderat e saj. Është e pamohueshme se pa protestën tuaj, pa revoltën tuaj paqësore, këto s’do të mund të ndodhnin. Ftoj që kjo betejë të vazhdojë me të gjitha forcat tona. Ne arritëm që ta vëmë përpara regjimin. Nuk kemi fituar ende luftën, ajo fitohet me kryengritjen tonë të qëndrueshme paqësore.
and then