
Françesko Moriero nuk do të jetë trajner i Flamurtarit, për pjesën e mbetur të sezonit. Ka mbetur vetëm zyrtarizimi për italianin, që sot mungon në ndeshjen e dytë radhazi.
Ndaj Partizanit u raportua se nuk ishte për arsye shëndetësore. Mungesa e dytë ndërkohë ndaj Teutës rezulton fatale.
Aktualisht po e mbulon Andi Ribaj, ndërsa mbetet për t’u parë cili do të jetë zëvendësuesi i Morieros. Ky i fundit rikthehej me bujë në Superiore, pas shkarkimit të Karlos Garsias.
Dhe pse u afrua për të shpëtuar sezonin, asgjë nuk shkoi si duhet. Vlonjatët mbajnë vendin e fundit në renditje. Një tronditje jo e vogël për klubin, që synon të shpëtojë sezonin.
and then