Serie A/ Inter vijon marshimin drejt Scudetto-s, Napoli fitore in-extremis, Lukaku rikthehet te goli e shpërthen në lot

Mbrëmja e së shtunës në javën e 27-të të Serie A konfirmon momentin fantastik të Inter. Pavarësisht eleminimit të papritur në Champions ndaj Bodo Glimt, në kampionat ecuria e skaudrës së drejtuar nga Chivu vijon të jetë mbreslënëse. Zikaltrit mposhtin 2-0 Genoa në “San Siro” dhe regjistrojnë fitoren e tetë radhazi në kampionat.

Skuadra kryesuese dominoi që në pjesën e parë, duke goditur traversën me Mkhitaryan dhe duke gjetur avantazhin në minutën e 31-të: asist i zgjuar i armenit dhe Dimarco realizon një supergol me të majtën në fluturim. Në pjesën e dytë, pas një tjetër shtylle, vjen penalltia për prekje me dorë dhe Calhanoglu vulos sfidën në minutën e 70-të. Interi ngjitet në kuotën e 67 pikëve, +13 përkohësisht ndaj Milan, dhe shkon me moral maksimal drejt derbit të 8 marsit. Genoa mbetet në 27 pikë, +3 mbi zonën e rënies.

Fitore dramatike edhe për Napoli, që triumfon 2-1 në transfertë ndaj Verona falë një goli në minutën e 96-të. Sfida zhbllokohet që në minutën e dytë me Højlund, ndërsa në pjesën e dytë Verona barazon pas një devijimi të pafat. Kur gjithçka dukej e mbyllur në barazim, Lukaku devijon me të majtën pas një goditjeje nga këndi dhe rikthen buzëqeshjen te napolitanët, 281 ditë pas golit të tij të fundit.

Napoli ngjitet në 53 pikë dhe mban i vetëm vendin e tretë, ndërsa Verona mbetet në fund të renditjes me 15 pikë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×