Sot seancë plenare në Kuvend, ja çfarë përmban Rendi i Ditës

Mbahet sot seanca e radhës plenare, e cila nis në orën 17:00.

Në Rendin e Ditës parashikohen diskutime për çështje të evidentura nga zgjedhësit, e cila ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe
pakicës parlamentare, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 15, datë 27.2.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.2.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. (Në mbështetje të nenit 40/1, koha e diskutimeve për çështje të evidentura nga zgjedhësit,
e cila është jo më shumë se 4 orë, ndahet të mënyrë të barabartë mes shumicës dhe
pakicës parlamentare, duke marrë parasysh edhe deputetët jashtë grupeve parlamentare.

Koha e diskutimit brenda shumicës ose pakicës ndahet për sa është e mundur në
proporcion me madhësinë e grupeve dhe numrin e deputetëve të pavarur ose deputetëve
jashtë grupeve parlamentare.)

Minutazhi për çështje të evidentuara nga zgjedhësit është si vijon:
 Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 142 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 60 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 12 minuta gjithsej
 Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 12 minuta gjithsej
 Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 16 minuta gjithsej
Agron Shehaj – 2 minuta
Ana Dajko – 2 minuta
Besnik Brahimi –2 minuta
Erald Kapri – 2 minuta
Mesila Doda – 2 minuta
Redi Muçi – 2 minuta
Shkurt Lasku – 2 minuta
Tedi Mula – 2 minut



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×