
“Rama është brandi kombëtar i korrupsionit”, kështu u shprehur kreu i PD Sali Berisha duke shtuar se është kryeministri Rama ai që po shuan ëndrrën e shqiptarëve për integrimin europian.
Gjithashtu Berisha bëri thirrje që në ditën që do të mbahet senacë për imunitetin e Belinda Ballukut, qytetarët të bashkohen të Kuvendit: “Ftoj çdo shqiptar ditën e diskutimeve në Parlament për imunitetin e Lubi Ballukut të gjithë tek Parlamenti. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i hajnave”, tha ai.
Më tej Berisha shtoi se Rama për të ruajtur miliardat e tij bashkohet me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç.
“Rama tani shkruan me padronin e tij Aleksandër Vuçiç, se nuk ka nevojë të anëtarësohemi me të drejta të plota në BE. Vetëm një armik i shqiptarëve, një tradhtar mund të marrë përsipër të shprehet në këtë mënyrë. Procesi i integrimit në BE, ka disa dimensione, por dy janë dimensionet më të lidhura ngushtë me jetën e tyre. Janë Kopenhagen pra qytetarit i garantohet e drejta e tij; Por jo thotë ky…Tregu i lirë, prisni! Dhe tërhiqet nga ato që quhen arritje të komunitetit, tërhiqet nga standardet që kanë të bëjnë me komunitetin. BE është bashkimi i mirëqenies…Padronit të tij Vuçiç padronit të tij Vuçiç, kriteret e Kopenhagen nuk i duhen…Sepse ky për të qëndruar në pushtet do vjedhë zgjedhjet e qytetarët…Tradhtinë që i ka bërë kombit shqiptar dhe Kosovës nuk ia ka bërë askush tjetër, pas Enver Hoxhës…”, tha Berisha.
and then