“Financime nga krimi, biznesi apo shtetet e huaja”/ Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Duhet transparencë nga partitë politike!

Ka nisur tryeza e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore ku po diskutohet mbi financimin e partive politike.

Damian Gjiknuri ka deklaruar se është rënë dakord që si mazhoranca ashtu edhe opozita do të dalin me një draft të përbashkët në mënyrë që të shmangen kundërshtitë më tej.

“Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia.
Duhet trasparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×