Gjoba dhe dënime, Komisioni i Disiplinës nuk kursen askënd, Albano Aleksi e “paguan më shtrenjtë”

Gjesti anti-sportiv ndaj tifozëve në sfidën kundër Partizanit i kushton shtrenjtë Albano Aleksit. Komisioni i Disiplinës dënoi me dy ndeshje pezullim mesfushorin e Egnatias. Si gjithnjë, as këtë herë nuk munguan as gjobat për klubet:

  1. KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke cënuar sigurinë brenda stadiumit, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Vora, për mos marrjen e masave të sigurisë duke shkaktuar incidente pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i FC Lushnja, Marjus Sula, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

  1. Lojtari i FC Lushnja, Oltjam Haremi, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  3. Lojtari i FK Apolonia, Ersildjo Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Klosi, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë , në bazë të nenit 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Vllaznia B.

Në bazë të nenit 30/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF Klosi përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

  1. Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i Eagle Football, Samuel Vrapi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i KF Maliqi, Rudens Muçollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Zyrtari i KF Maliqi, Ervis Avdolli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Oriku, Xhuljano Mirani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Tomori, Theodhor Buda, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  8. Lushnja Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër KF Gramshi Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe lënien në fuqi të rezultatit të fushës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
  9. Lojtari i KF Skënderbeu U-18, Gazmend Lamallari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i FC Dinamo City U-18, Kevin Mehmeti, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Akademia e Futbollit U-14, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  12. FC Internacional U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kundër KF Shënkolli U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë për ndeshjen KF Devolli-Bylis B.
  14. Pranimin e kërkesës së Luzi i Vogël 2008 dhe riluajtjen nga fillimi të ndeshjes midis KF Tërbuni – Luzi i Vogël 2008, e ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike, pasi është objektivisht pamundur vijimi/rifillimi i ndeshjes së ndërprerë ne përputhje me Nenin 16 të KDE.
  15. Rrëzimin e kërkesës së Akademia e Futbollit U-14 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×