Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në PS, zbulohet tema e diskutimeve brenda takimit

Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e PS ka përfunduar pak momente më parë

Raportohet se në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve për , mbledhja ka pasur në qendër të diskutimeve organizimin e partisë, koordinimin e punës mes deputetëve dhe përfaqësuesve të bashkisë. Po ashtu mësohet se Rama kërkoi vëmendje tek zgjidhjet e çështjeve që duhen adresuar në Tiranë.

Më tej raportohet se është kërkuar angazhim për takimet me qytetarët, anëtarësinë dhe simpatizantët e PS.

Sakaq, kujtojmë se ditën e djeshme Rama zhvilloi një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×