“Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk pengon hetimet për Ballukun”, avokatja e PD: Presioni ndërkombëtar do e çojë përpara, do të ketë akte konkrete

Kryetarja e PD, dega 9 në Tiranë, avokatja Eda Grimci, e ftuar në studion e News24, u shpreh se megjithëse kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut skadon brenda datës 16 mars, hetimet për ish-zv/kryeministren nuk ndalen por përkundrazi presioni i ndërkombëtarëve do ta shtyjë përpara.

Grimci tha se ajo cka po ndodh në kampin e mazhorancës ku duket se Kuvendi nuk do të japë autorizimin për heqjen e imunitetit, SPAK do të sjellë një tjetër kërkesë përmes gjykatës.

E megjithatë, ai theksoi se imuniteti nuk e pengon SPAK-un që të hetojë Ballukun he që të ketë kontrolle në banesë.

Eda Grimci: Në datën 16 mars skadon afati për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, por kjo nuk e bën të pavlefshme kërkesën por duhet të ridrejtohet kjo kërkesë nga SPAK me një vendim gjykate.  

Moslëshimi dhe mosaprovimi nga Kuvendi do të ketë pasoja, si presioni i ndërkombëtarëve dhe do të ketë akte konkrete ng SPAK dhe nga drejtësia.

SPAK pas tejkalimit të afateve të kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut, sepse heqja e imunitetit nënkupton që SPAK do të kërkojë masë të kufizimit të lirisë sic është arresti në shtëpi apo në burg.

Imuniteti nuk e pengon SPAK që të hetojë Ballukun, që të ketë kontrolle në banesë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×