
Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në “Oponencë”, u shpreh se jetëgjatësia e PS në pushtet ka si shkak tradhtinë e Ilir Metës, por dhe rolin negativ që luajti opozita.
Murrizi tha se Rama erdhi në pushtet nga aleanca e 1 prillit me Metën dhe LSI.
“Ramën e solli në pushtet aleanca e Lalzit.
Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta dhe LSI, ajo tradhëtia e prillit. Por PD e harron. Ramën e solli në pushtet tradhëtia e LSI.
Opozita ka luajtur rolin e vet negativ në zgjatjen e jetëgjatësisë së Ramës. Lajthitja kolektive e djegies së mandateve për mua ka qenë pazar”, tha Murrizi.
Myslim Murrizi: Me këtë parlament, me të thënë deputet është ofendim. Ka ardhur duke u baltosur në mënyrë ekstreme figura që duhet të përfaqësojë parlamenti.
Kjo ka ardhur butë-butë që prej 2009, pas ndryshimeve të bëra në 2008 mes dy partieve të mëdha. Ky është fenomeni i zeqinegjizimit të Kuvendit. Aty ka një tufë me burra e gra Zeqinesh.
Ramën e solli në pushtet aleanca e Lalzit.
Rama ka ardhur në pushtet nga Ilir Meta dhe LSI, ajo tradhëtia e prillit. Por PD e harron. Ramën e solli në pushtet tradhëtia e LSI.
Opozita ka luajtur rolin e vet negativ në zgjatjen e jetëgjatësisë së Ramës. Lajthitja kolektive e djegies së mandateve për mua ka qenë pazar.
and then