
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, ku automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
and then