“Për ty kam vetëm numrin me “0900”/ Tabaku për deklaratat e Ballës ndaj Vokshit: Të merren masa të menjëhershme!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku teksa ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend, reagoi ndaj ofendimeve të Taulant Ballës ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Tabaku u shpreh se akti përbën një cenim të rëndë të dinjitetit të një gruaje dhe nëne, duke kërkuar masa të menjëhershme.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Zoti kryetar, në këtë sallë ne mund të kemi pasur shumë debate politike me njëri-tjetrin, nuk kemi rënë dakord me njëri-tjetrin, nuk jemi miq e shokë. Por që të ofendohet një kolege, në këtë nivel, nuk ka arritur asnjëherë në këtë sallë, të paktën në 12 vitet që unë jam këtu. Është cenuar dinjiteti i një kolegeje. Ju rrini gjithë ditën dhe mburreshi se si po i fuqizoni gratë, dhe kështu është fuqizimi juaj i grave? Kjo shprehje që u tha në këtë podium këtu, më pas del nga kjo sallë, i përplaset fytyrave, fëmijëve, grave, zonjave dhe kthehet edhe në një normë e standard.

Zonja Vokshi është nënë në radhë të parë. A donte dikush nga ju që fëmijët tuaj të dëgjonin atë shprehje? Unë nuk do ta doja. I bëj thirrje kolegëve socialiste, së pari të mos ndahemi politikisht për këtë çështje. Të lëmë politikën mënjanë dhe të mbështesim një zonjë që është ofenduar.

Së dyti, i bëj thirrje kolegëve të Komisionit të Jashtëm, drejtuar këtu dhe kryetarit, zoti Hasani. Zëvendëskryetarja e tij është ofenduar. Ju bëj thirrje, kryetar, që së pari të dënoni aktin. E më pas, të kërkohet ndjesë ashtu siç i meriton zonja. Jo të justifikohet me një sjellje që, në gjykimin tonë, edhe e përshkallëzoi akoma dhe më shumë ofendimin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×