“E patolerueshme që kreu i Grupit Parlamentar të ofendojë një grua”/ Shehaj: Nuk ishte rastësore! Duan të largojnë vëmendjen nga Balluku dhe abuzimet me pronat

Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj foli për situatën tensionuese që përfshiu seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Shehaj theksoi se është e patolerueshme që përdoret një komunikim i tillë ndaj një gruaje në Kuvend dhe aq më pak nga kreu i Grupit parlamentar. Ndërsa theksoi se ai vetë u përjashtua vetëm pse ngriti në Kuvend çështjen e protestës së Rrjollit.

“Të ofendosh një grua në këtë mënyrë dhe aq më pak nga kryetari i grupit parlamentar. Por imagjino mua më përjashtuan sot, plot 20 ditë sepse fola për protestën e Rrjollit,. Atje një zotërie i kanë thyer këmbën me shkop gome. Vetëm pse ngrita këtë çështje më përjashtuan…. Vetëm pse ngrita këtë çështje, nuk shava, njeri nuk ofendova njeri. Këto mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan se kanë pushtet absolut. Por ne duhet të vazhdojmë të ngulim këmbë dhe të bëjmë opozitë. Sepse edhe të largohesh nuk është gjë e mirë, por ata e bënë një shenje proteste largim në seancën e sotme. Por patjetër duhet të ngrinin zërin. Edhe tjetra nuk mund të ofendohet një grua është shumë rëndë. Nuk mund të preket fundi. Por këta janë mjeshtre, sepse përdorin këto përplasje sepse nuk e ka thënë rastësisht atë gjë, por përdorin këto përplasje  që të merren me thelbin, që njerëzit të mos merren me Belinda Ballukun , me pronat apo abuzimet”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×