
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 277/1/1, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili”.
Në seancën e datës 06.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Paulin Çera, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, bazuar në nenet 328, 329, 331, 332,
332/a, 332/b, 332/dh, 332/e, 332/ë, 332/g dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 65, datë 06.03.2026, vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 277/1/1, të
vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve Arnold Rrokaj, akuzuar për veprat penale
“Hyrja e paautorizuar kompjuterike”, paragrafi i dytë dhe “Përgjimi i paligjshëm
i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në formën e posaçme të
bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar
kriminal”, të parashikuara nga nenet 192/b paragrafi 2, 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal; Zambak Gjoni, akuzuar për veprat penale
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në
formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi
i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal, së bashku me kërkesën e tyre për të proceduar me
gjykim të shkurtuar; si dhe të pandehurit Agim Ismaili, akuzuar për veprat penale
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, paragrafi i dytë, të kryer në
formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi
i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe
grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4,
333/a dhe 334 të Kodit Penal, për të proceduar me gjykim të zakonshëm.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
- Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për gjykimin e
themelit, e cila do të përbëhet nga tre gjyqtar.
- Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
and then