Si po hetohet pasuria e Ballukut? “Janë kërkuar të dhëna pranë disa kompanive…”/ Klodiana Lala: Pse 12 marsi është vendimtar! Rama në konflikt me drejtësinë dhe…

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ka një hetim pasuror ndaj Belinda Balluku dhe personave të bashkëlidhur me të.

E ndalur te seanca e 12 marsit, ajo se do të jetë vendimtare për faktin se është edhe afati i fundit, por edhe për arsyen se tashmë sipas kryeministri Edi Rama ka pasur një konflikt të fortë me drejtësinë por edhe me partnerë ndërkombëtarët

“Ka një hetim pasuror ndaj zonjës Balluku dhe personave të bashkëlidhur me të. Sigurisht hetimi pasuror kërkon më shumë kohë dhe një thellim të Prokurorëve të Posaçëm në mënyrën se si e shtrojnë. Janë kërkuar të dhëna pranë disa kompanive të rëndësishme që kanë dyshime që zonja Balluku mund të ketë pasur interesa. Këto janë vetëm dyshime. Po ashtu është kërkuar informacion në banka të nivelit të dytë. Është kërkuar informacion për të gjitha lëvizjet e zonjës Balluku, brenda dhe jashtë vendit. Janë duke u pyetur persona të rrethi familjar dhe të besuar të saj. Por kur shkon te hetimi pasuror, është mënyra e vetme ku politikanët nuk e kalojnë klasë. Fokusi tani është te Kuvendi. Por përpara se të shkohet te Kuvendit do ketë një seancë formale në Gjykatën e Posacem të Apelit. Gjykata e Posacme e Apelit pasi shqyrtoi ankimimin e zonjës Balluku la në fuqi masën sigurisë për të ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezulloi atë pjesë që kishte të bënte me pezullim të nga ushtrimi i funksioneve. Them se është seancë formale. Ndërsa data 12 do jetë vendimtare, e para sepse është data e fundit e afat që ka Kuvendit. Pra nëse nuk miratohet brenda asaj dite bie kërkesa në harresë. Po ashtu dihet edhe konflikti i fortë mes zotit Rama dhe institucioneve të drejtësisë por edhe partnerëve ndërkombëtare nga ana tjetër”, tha ajo.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×