Juglindja e bllokuar për 11 ditë, inxhinieri: Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me tenderat! Formula magjike për katastrofat e rrugëve…

Inxhinieri Bleon Hasani ngriti shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri dhe rrezikun që ajo paraqet për banorët, duke theksuar se problemet lidhen jo vetëm me faktorë natyrorë, por edhe me mungesën e mirëmbajtjes dhe abuzimet në terren.

I ftuar në “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, ai u u ndal te dëmtimet e shumta të infrastrukturës, si dhe te rrugët alternative, duke pasur parasysh edhe bllokimit që i ndodhi aksit Prrenjas-Librazhd.

Sipas tij, ndërhyrjet e pakontrolluara në terrenet pranë rrugëve, mungesa e mirëmbajtjes së pyjeve, problemet me drenazhimin dhe gërryerja e lumenjve krijojnë një kombinim të rrezikshëm që mund të çojë në pasoja serioze.

Ai theksoi gjithashtu se ndërtimi i rrugëve nuk duhet të bëhet për arsye elektorale, por duke respektuar protokollet teknike dhe studimet e detajuara mbi terrenin.

“Duhet të ndalojmë të ndërtojmë rrugë për efekte elektorale por të ndiqen protokollet teknike dhe të respektohen studimet mbi terrenin. Projektim konservativ i bazuar vetëm në fakte. Mbikqyrja duhet të jetë konservative. Tenderimi, ndërtimi dhe dokumentacioni para dorëzimit të veprës duhet të jetë transparente.
E kam ndjekur me vëmendje dhe më vjen keq kur thuhet janë shkaqe natyrore.
Çdo inxhinier edhe me arsim bazik e di që nuk është uji probklemi, por abuzimi me fondet e alokuara për mirëmbajtjen e rrugës ai që krijon problematikën”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×