Kryefjalë në Turqi, Muçi “thyen” heshtjen, zbulon ku dëshiron të vijojë karrierën

Në kulmin e debatit në lidhje me të ardhmen e tij te Trabzonspor, dhe me rolin në ekipin përfaqësues, Ernest Muçi “thyen” heshtjen, me yllin kuqezi që lëshon një mesazh të qartë nga distanca, tregon se dëshira e tij është të vijojë karrierën te Trabzonspor: “Jam shumë i lumtur që erdha këtu. Të luash futboll në Trabzon është kënaqësi. Ndihem shumë më mirë”, u shpreh shkurtimisht Muçi për mediat në Turqi duke mos përmendur në asnjë moment ekipin që ka në pronësi kartonin e tij, Beshiktash.

Është vetëm çështje kohe dhe procedurash që Trabzonspor të aktivizojë të drejtën për të blerë kartonin e tij, të vetëdijshëm se investimi mbi sulmuesin kuqezi është një investim i sigurt. Në fakt, që nga dita kur Muçi zbarkoi në Trabzon, vlera e tij e kartonit ka pësuar një rritje të ndjeshme. Nga 9 milionë euro, brenda pak muajsh kartoni i Muçit ka “fluturuar” në 11 milionë euro.

Pasi pagoi 1 milionë euro për huazimin e tij në verë, Trabzonspor pritet të paguajë edhe 8,5 milionë euro të tjera për të blerë përfundimisht kartonin e tij nga Beshiktash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×