Urdhërarresti ndaj tij u mbajt top sekret! Kush është efektivi i arrestuar sot, roli në grupin e Ines Hajrullës dhe postet e rëndësishme që mbante në Polici

Rezart Kuçi është personi i arrestuar ditën e sotme nga AMP për “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Kuçi, i cili ishte pjesë e të fortit të Vlorës Ines Hajrulla, është vënë në pranga pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërsa ishte nisur për në Vlorë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Kuçi është personi i tetë ndaj të cilit ishte caktuar një masë sigurie, por se emri i tij është mbajtur top sekret deri në momentin e arrestimit të tij.

Mësohet se Kuçi kishte postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës.

Më parë ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×