
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, i pyetur për zhvillimet brenda kampit blu, e cilësoi këtë periudhë si më të mirën e opozitës, krahasuar me kalvarin e së shkuarës.
Biberaj tha se sot PD është drejt ristrukturimit dhe hapjes për përfshirjen e figurave të reja. Ai i ka bërë thirrje sidomos elitave të vendit, që t’i bashkohen PD, për të bërë të mundur ndryshimin e pushtetit politik.
Sa i takon bashkimit të opozitës, në kushtet kur partitë e vogla nuk i janë përgjigjur thirrjes së Berishës për të qenë së bashku në një front kundër qeverisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj, tha se ky është dhe shkaku pse Rama ndodhet në mandatin e katërt qeverisës.
“Duhet ta kuptojnë se pa u bashkuar, e kemi shumë të vështirë rrotacionin politik. Po të shohim të gjithë rezultatin e zgjedhjeve që nga 2017, po të kishim patur një bashkim të vërtetë të opozitës, Edi Rama nuk do të ishte në pushtet.
Por pikërisht Rama duke përçarë opozitën, duke ndryshuar Kushtetutën, duke bërë Kodin sic ka dashur, shto dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes grupeve kriminale. Por ka ardhur koha që ky njeri të pengohet për ta shkatërruar më tej Shqipërinë, po ikin njerëzit, nuk ka shpresë, s’ka siguri në asnjë lloj sektori”, tha Biberaj.
Aleksandër Biberaj: Opozita pas një kalvari vuajtjesh jo vetëm për shkakun tonë por dhe Ramës për ta dëmtuar, është në një moment të mirë por ka dhënë dhe hapësirë për përmirësim dhe ristrukturim të PD, për një zgjerim të frontit opozitar dhe mbi të gjitha për një hapje të PD që të vijnë figura të reja.
Unë gjykoj se është një moment gati historik, pasi Shqipëria sot është delja e zezë e Evropës, për krimin, korrupsionin, narkoshtetin, rënien e institucioneve. Kështu që cdo qytetar që është në opozitë me qeverinë ti bashkohet PD, sidomos elita e vendit, profesorët, inxhinierët, ekonomistët, për të bërë të mundur ndryshimin e pushtetit politik duke kaluar në qeveri teknike për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sot PD ka mitingje me më shumë pjesëmarrës, besueshmëria do kohën e saj.
Opozita kryesore në Shqipëri është PD, 35 vite kjo dihet. Normalisht PD ka koston e vet sepse ka qeverisur Shqipërinë, por duhet kuptuar dhe mentaliteti që parti të vogla kërkojnë që me 2-3 deputetë duan të rrinë në pavarësinë e tyre. Duhet ta kuptojnë se pa u bashkuar, e kemi shumë të vështirë rrotacionin politik. Po të shohim të gjithë rezultatin e zgjedhjeve që nga 2017, po të kishim patur një bashkim të vërtetë të opozitës, Edi Rama nuk do të ishte në pushtet. Por pikërisht Rama duke përçarë opozitën, duke ndryshuar Kushtetutën, duke bërë Kodin sic ka dashur, shto dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes grupeve kriminale. Por ka ardhur koha që ky njeri të pengohet për ta shkatërruar më tej Shqipërinë, po ikin njerëzit, nuk ka shpresë, s’ka siguri në asnjë lloj sektori.
and then