“Brenda nesh ka një nukël që nuk e do hapjen e partisë”, Aleksandër Biberaj: Koha për të ringritur KOP-in, solli PD në pushtet në 2005

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në një intervistë në “Kjo Javë” deklaroi se brenda PD ka një grupim njerëzish me karrierë politike që nuk e duan hapjen e partisë, pasi sipas tij, i tremb konkurrenca.

Biberaj tha se pa këtë hapje, është e vështirë rrotacioni i qeverisë, pasi PD duhet të bëjë së pari vetë një rrotacion në strukturat e saj deri tek lidershipi. Kjo sipas tij, do të rikthente besimin e elektoratit.

Sipas Biberaj, rikthimi i KOP-it, është një nga hapat që duhet të ndërmarrë PD për të sjellë figura të reja brenda saj, për të ringjallur shpresën si në vitet 2004-2005 gjë që e solli PD në pushtet.

“I kemi modelet por duhet një qasje më tolerante e moderne. Marrja e pushtetit duhet të jetë qëllim në vetvete për ti shërbyer Shqipërisë, por unë mendoj se është momenti që dhe ata që janë lidershipi i PD, të ngrihen mbi këto interesa personale. Për mua ska rëndësi karriera e atyre që janë në PD, për mua ka rëndësi bërja e mundur e rrotacionit”, tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj: Hapja është një term që duhet aktualizuar. Ka dy arsye që nuk ka ndodhur hapja. Në kuvendin e PD në pranverë është momenti i duhur për të hapur teorikisht dhe praktikisht PD.

Intelektualët janë natyrë konformiste në përgjithësi dhe po ti referohemi historikut, jemi i vetmi vend që s’kemi patur desidencë pas viteve 60.

Në PD është krijuar një farë nukli, që megjithë kontributet e tyre duhet të jenë më luajalë dhe më të hapur ndaj konkurrencës. Sepse cfarë ndodh? Ne shqiptarët nuk e pëlqejmë konkurrencën, kemi  frikë. Ndaj të hapet PD që të kandidojnë individët që duan me qëllim që të kemi një kryesi tjetër, një Këshill Kombëtar tjetër dhe një lidership tjetër me qëllim të bëhet i mundur rrotacioni. Kemi kolegë aty, bashkëpunojmë jemi në një llogore por e shoh se në momente të caktuara janë më sektarë sec duhet.

Unë gjykoj se Berisha do të marrë gjithë përgjegjësitë e tij për ta bërë të mundur hapjen e PD sic ndodhi në vitet 2004-2005 kur u krijua KOP, Komiteti i Orientimit të Politikave. Krjimi i atij komiteti ishte një ndër shtysat që shqiptarët krijuan besim, u ngjall shpresa dhe u bë i mundur rrotacioni i 2005. I kemi modelet por duhet një qasje më tolerante e moderne. Opozita është e vështirë, mbaj mend në vitet 1997-2005. Mbaj mend që kur u krijua KOP-i ka patur shumë rezistencë nga PD. Ka qenë ideja e Berishës me sugjerimin e Besnik Mustafaj dhe kemi qenë një grup që i kemi mbështetur.

Por dhe brenda PD ka patur shumë hatërmbetje, me të drejtë se mendonin se ne ndenjëm 8 vjet në opozitë dhe kur vjen puna në pushtet marrin këta të KOP-it.

Por duhet të shikosh më lart. Pra unë gjykoj se marrja e pushtetit nuk duhet të jetë qëllim në vetvete për të kënaqur egot ose ambiciet për karrierë të individëve të caktuar.

Marrja e pushtetit duhet të jetë qëllim në vetvete për ti shërbyer Shqipërisë, por unë mendoj se është momenti që dhe ata që janë lidershipi i PD, të ngrihen mbi këto interesa personale. Për mua ska rëndësi karriera e atyre që janë në PD, për mua ka rëndësi bërja e mundur e rrotacionit. Pasi Rama mbetet sot për sot njeriu më i urryer në Shqipëri pas Enver Hoxhës.

Por dhe ne kemi problemet tona. Listat e PD në zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë listat më të mira të mundshme, ka nevojë për një reformim të thellë të PD. Opozicioni i gjatë kalcifikon partinë. Oopocioni shpresoj po mbaron dhe po vjen koha që PD të vijë në pushtet, por që të bëhet e mundur, është e nevojshme hapja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×