
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh, me këto të fundit më të theksuara në zonën e veriut.
Reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, pritet të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit në zonën e jugut dhe në qendër të vendit.
Në zonën e jugut, prej orëve të mesditës, reshjet do të shfaqen në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut, reshjet e shiut do të jenë të izoluara, në formë pikash dhe kryesisht në relievet e larta malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–2 ballë.
and then