Shkatërrimi i rrugës Librazhd-Prrenjas/ Berisha nxjerr videon dhe ironizon Ballukun: E mbyll me një fjalim, duke treguar veprat e arta!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një video në Facebook, duke ironizuar deklaratën e fundit të ish-Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalimin e dorëzimit të stafetës te ministri Enea Karakaçi.

Balluku foli për vepra që sipas saj do të mbahen mend, ndërsa rrugët gjatë muajve të fundit janë shkatërruar, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha videon e ka shoqëruar vetëm me shkrimin “Flet vetë, dhe kështu e mbyllim me një falim…Duke treguar veprat e arta”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×