
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, operacioni u zhvillua nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me efektivët e Forcave Shqiponja, pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç, i cili u gjet i fshehur në një zonë të thellë në fshatin Pishkash. Sipas policisë, në momentin që ka konstatuar praninë e forcave të rendit, ai ka tentuar të largohet, por është neutralizuar falë organizimit të operacionit.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Nga ky dënim, Polisit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.
and then