
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur te çështja e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Lapaj u shpreh se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj Ballukut është ndryshe nga rastet e tjera kur zyrtarë të Partisë Socialiste janë përballur me drejtësinë.
Sipas tij, Rama po mbron publikisht ish-zv/kryeministren në një mënyrë që nuk është parë më parë.
“Rama është kthyer në studio ligjore ndaj Ballukut. Ai nuk ka mbajtur këtë qëndrim me personazhe të tjera në PS që kanë pasur probleme me drejtësinë. Këtë herë ai është i përfshirë vetë. Në këtë rast besoj se është i lidhur vetë, nuk ka logjikë tjetër”, deklaroi Lapaj.
and then