Gara për Champions në Serie A, OPTA nxjerr Juven nga “Top4”

Në Serie A, gara për titull duket një diskutim i mbyllur, madje edhe për vetë Allegrin, por kështu e sheh edhe opinioni sportiv. Diskutimi i vetëm është ai për zonën Champions, kush do të sigurojë një vend mes katër ekipeve të para. Edhe në këtë pikë, të paktën për momentin, ka vetëm një të panjohur, cila skuadër do të kap vendin e katërt. Në këtë diskutim është përfshirë edhe OPTA, agjencia ndërkombëtare e analizimit të statistikave në futboll.

Sipas super kompjuterit të OPTA, Inter ka 99,9% të shanseve për të siguruar një vend në Champions, e ndjekur nga Milan me 98.6%. Sipas OPTA-s edhe Napoli e ka thuajse të sigurt prezencën në Champions me 91,3%. Surpriza vjen në lidhje me vendin e katërt ku renditet Como me 37,78%, e ndjekur nga Juve me 34,57%. Më pas vijnë Roma dhe Atalanta.

Nga prezenca ose jo në Champions varet shumë edhe sezoni i ri për të gjithë këto ekipe që janë në garë për të siguruar një vend mes 4 ekipeve të para. Te Napoli kanë nisur që tani të bëjnë llogari, ku dy goditjet e para pritet të jenë Alisson Santos dhe Rasmus Hojlund.

Me bekimin e Contes, drejtuesit e Napolit do të aktivizojnë të drejtën për të blerë të dy lojtarët. Sulmuesi brazilian rezultoi një goditje e vërtetë pasi deri më tani ka shënuar 2 gola në 5 ndeshjet e fundit. Napoli pagoi 3,5 milionë euro për huazimin e tij ndërsa tani do të paguajë edhe 15,5 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Sporting.

I njëjti diskutim edhe me Holjund. Danezi pritet të bëhet zyrtarisht një futbollist i Napolit duke nisur nga sezoni i ri pasi në kontratë e ka të përfshirë blerjen e menjëhershme nëse Napoli kualifikohet për në Champions. 44 milionë euro pritet t’i kushtojë klubit kartoni i tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×