
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me Peter Beyer, raporterin për Shqipërinë dhe kryetarin e grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman.
Mediu e cilësoi takimin si miqësor dhe të rëndësishëm për diskutimin e zhvillimeve politike në Shqipëri.
Sipas Mediut, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, duke përfshirë problematikat që lidhen me krimin dhe korrupsionin, si dhe çështjen e manipulimit të zgjedhjeve.
Ai theksoi gjithashtu se në bisedë u trajtua edhe nevoja për rikthimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Kënaqësi të zhvilloja një takim miqësor me Peter Beyer. Diskutuam për situatën në Shqipëri, problemet e rënda me krimin dhe korrupsionin, manipulimin e zgjedhjeve, por edhe për nevojën e kthimit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE”, shkruan Mediu në reagimin e tij.
and then