
Pas shortit të hedhur për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku ka vlerësuar Egnatian si kundërshtar.
Përballeni me skuadrën e Egnatias e cila është për herë të katërt në këtë fazë, në kohë që në tre sezonet e fundit ka fituar dy herë dhe ka shkuar në finale kundër skuadrës Dinamo. Sa i kënaqur je për shortin dhe shanset ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë?
Tani duke parë kundërshtarët që ishin në short, ishin të gjithë skuadrat më të forta në Shqipëri. Normalisht e prisnim që njëra nga këto do na binte, por Egnatia normalisht vjen si një ish-finaliste. Është kampione në fuqi në Shqipëri, normalisht është skuadra që duhet mundur. Gjithsesi, ne do bëjmë maksimumin, pasi një nga objektivat e klubit është edhe arritja në finale në Kupën e Shqipërisë, por gjithsesi të shohim. Do jenë dy sfida shumë të bukura, pasi edhe sfidat në kampionat midis të dyja skuadrave kanë qenë shumë të luftuara, shumë të bukura dhe të shohim. Të shohim si do shkojë.
A ju gëzon faktin që në Abissnet Superiore, pavarësisht rivalitetit, nuk keni humbur asnjëherë përballë kampionëve në fuqi?
Jo, nuk kemi humbur, por kanë qenë ndeshje të forta me rezultatin e hapur deri në fund të ndeshjes. Nuk është se ka diferenca të mëdha midis dy skuadrave, ashtu siç e shikoj unë. Kështu që edhe këto dy ndeshje besoj do luhen deri në minutën e fundit.
Duke iu referuar të gjithë komponentëve sportiv, e shikoni veten inferior apo…?
Jo, inferior nuk jemi ndaj askujt, por edhe superior nuk do ta shikojmë veten ndaj askujt, pasi Egnatia e thashë që është skuadër që është kampion në fuqi. Kështu që do jetë shumë e vështirë, e luftuar, do ketë gjithçka kjo supersfidë.
Guranjaku pasi mposhtët Partizanin në Kupë dhe Tiranën në kampionat, a nuk do ishte më mirë një tjetër skuadër nga kryeqyteti?
Jo, nuk besoj, sepse këto janë statistikat e momentit. Ne do shikojmë si do shkojmë deri në prill, pasi të dyja ndeshjet janë 8 dhe 22 prill. Domethënë pas një muaji duhet parë se si vjen Elbasani, se si vjen Egnatia, si mund të vinte Dinamo. Ndoshta Dinamo është në krizë tani, por mund ta kalojë atë dhe pas një muaji mund të jetë tjetër skuadër dhe nuk e dimë çfarë të presim deri atëherë. Kështu që është diçka që do ndodhi pas një muaji. Duhet të shikojmë si do shkojmë deri atje.
Cilën nga skuadrat preferonit, këtë që peshkuat, Egnatian?
Jo, nuk është se kishim ndonjë preferencë nga këto tre skuadrat. Unë i shikoja me të njëjtin nivel vështirësie. Kështu që nuk kishim kë të zgjidhnim sepse ishin të trija shumë të forta.
Objektiv prioritar i klubit është titulli, siç e thatë një nga dy objektivat e klubit është Kupa…
Objektivi i klubit është një vend në Europë. Pastaj, në qoftë se do shkojmë në Final Four edhe do luhet për gjithçka aty, pse jo mos ta luajmë edhe aty titullin.
and then