
Autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut, publikohet agjenda e 12 marsit: PD-PS do të paraqesin raportet, në seancë do të flasë dhe ish-zv/kryeministrja
Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar agjendën e punimeve të seancës së 12 marsit, ku pritet të diskutohet kërkesa për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.
Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.
Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.
and then