“Stop grabitjes së pronave!”/ Banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e një resorti, zhvendosin protestën para SPAK, hedhin vezë drejt Prokurorisë

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë zhvendosur protestën e tyre sot para zyrave të SPAK, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në pronat që ata pretendojnë se janë të tyre me dokumentacion të rregullt. Në shenjë revolte ata kanë hedhur vezë në godinën e SPAK.

Protesta ka nisur me thirrje për drejtësi dhe vazhdon pas disa ditësh protestash të banorëve në vendin ku po ndërtohet resorti. Më herët, ata kanë pasur përplasje të ashpra me policinë, duke u përfshirë edhe në konflikte me pronarët privatë të tokës, ku kompania qëndron pas projektit të resortit.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe SPAK.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×