
Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Sipas policisë dyshohet se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë fotoksinë.
Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
and then