NBA/ Spektakël në Los Angeles, Clippers triumfon ndaj Minesotës, fitojnë Denver dhe Knicks

Të tjera sfida interesante u zhvilluan të mërkurën në mbrëmje në sezonin e rregullt të NBA, teksa ra në sy suksesi i Clippers ndaj Minesotës Ekipi i kalifornian fitoi 153-128 ndaj Minnesota në një ndeshje. Kawhi Leonard realizoi 45 pikë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Edwards për miqtë. Skuadra e Orlando, falë 35 pikëve të Desmond Bane, mundi 128-122 Cleveland dhe mbron vendin e pestë në Lindje.

Ndërsa New Orleans mundi 122-111 Toronto, sfidë ku u dalluan Murphy me 28 pikë e Murray me 27 pikë. Jashtë fushe fiton New York, që mposhti 134-111 Utah Jazz dhe shpreson ende për kreun në Lindje. Katër basketbollistë të ekipit nju-jorkez realizuan mbi 20 pikë. Fiton edhe Denver, 129-93 ndaj Houston, me Jamal Murray që ishte më i miri në parket me  30 pikë të realizuara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×