
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ pas rrëzimit në Kuvend të kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Blushi e cilësoi votimin si një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe drejtësisë në vend. “82 vota? Jo. Sot në Parlament shpërthyen 82 bomba kundër Shqipërisë, kundër drejtësisë dhe kundër integrimit europian”, shkruan ai. Sipas Blushit, i njëjti Kuvend që ashpërson ligjet për qytetarët e zakonshëm, ngriti kartonët për të mbrojtur, sipas tij, korrupsionin në qeveri.
“I njëjti Kuvend që nuk ngurron të ashpërsojë ligjet për të ndëshkuar qytetarët e zakonshëm deri edhe për parkim të dyfishtë, ngriti sot 82 kartona për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës”, thekson ai. Më tej, Blushi shprehet se kjo nuk është thjesht një votë parlamentare, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj parimit se të gjithë janë të barabartë para ligjit.
REAGIMI I BLUSHIT
82 vota? Jo. Sot në Parlament shpërthyen 82 bomba kundër Shqipërisë, kundër drejtësisë dhe kundër integrimit europian.
I njëjti Kuvend që nuk ngurron të ashpërsojë ligjet për të ndëshkuar qytetarët e zakonshëm deri edhe për parkim të dyfishtë, ngriti sot 82 kartona për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës.
Kjo nuk është thjesht një votë parlamentare.
Është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj parimit themelor se të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Të mbrosh korrupsionin me votë në Parlament është akti më i rëndë politik dhe moral që mund t’i bëhet një vendi.
Sepse në atë moment Parlamenti pushon së qeni institucioni i qytetarëve dhe kthehet në mburojë të pushtetit të korruptuar.
Sot Kuvendi provoi se është shndërruar në noter të krimit dhe të vjedhjes shtetërore, një mekanizëm që prodhon vota për të garantuar pandëshkueshmërinë e korrupsionit në majat e pushtetit.
Këto 82 vota-bomba janë një goditje e rëndë ndaj demokracisë, një precedent i rrezikshëm për shtetin e së drejtës dhe një turp i madh për Shqipërinë.
and then