
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
I pyetur nga News24 dhe , Delegacioni i BE thekson rëndësinë e garantimit të kushteve që Prokuroria e Posaçme të kryejë në mënyrë efektive detyrën e saj, duke e lidhur këtë drejtpërdrejt me progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, thuhet në reagim.
Delegacioni i BE nënvizon se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për funksionimin e institucioneve të drejtësisë është një element kyç për avancimin e reformave.
Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi u mor gjatë seancës plenare të kësaj të enjte, ku deputetët e shumicës votuan kundër kërkesës së prokurorëve të posaçëm, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë qëndrim duke e cilësuar si pengesë për drejtësinë nga ana e mazhorancës. 82 vota të mazhorancës ishin kundër kërkesës, ndërsa 47 nga radhët e opozitës shkuan në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme.
SPAK kërkonte heqjen e imunitetit parlamentar dhe autorizimin e arrestimit të Ballukut, në mënyrë që të vijonte procedurat hetimore pa cenuar prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve.
Vendimi ka sjellë reagime të shumta si brenda politikës ashtu edhe në raport me ndërkombëtarët. Delegacioni i BE, ambasada e Gjermanisë, ajo Britanike dhe e Holandës vazhdojnë të insistojnë se korrupsioni duhet të luftohet dhe se imuniteti parlamentar nuk duhet të bëhet pengesë.
and then