Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën

Kombëtarja jonë ka hyrë në ditët e fundit para ndeshjes së parë “Play Off” kundër Polonisë, e planifikuar të luhet në Varshavë në datën 26 mars. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duhet të jetë në një mbrëmje të madhe për të arritur kualifikimin e shumë pritur e njëkohësisht për të synuar për herë të parë kualifikimin në Kupën e Botës.

Prej javësh, stafi teknik i Kombëtares ka nisur nga puna për këtë fazë të rëndësishme teksa rreth datës 20 mars, pritet që të publikohet edhe lista me lojtarët e grumbulluar për këtë takim. Kur kanë mbetur më pak se dy javë, dilemat janë të shumta për lojtarët që do të grumbullohen dhe për ato që do të hidhen në fushë për sfidën e parë ndaj Polonisë dhe për një finale të mundshme në rast të rezultatit pozitiv.

Në prag të grumbullimit, disa nga protagonistët e Shqipërisë janë në një moment jo të mirë me kluibet e tyre duke nisur që nga alternativat e portës, e deri te mbrojtja, mesfsuha apo edhe sulmi kuqezi.

PORTA- Thomas Strakosha është titullari i padiskutueshëm i Shqipërisë dhe për fatin e mirë, gardiani kuqezi po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin grek. Me fanellën e AEK-ut, Strakosha është një nga lojtarët më të dalluar në fushë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për portierët e tjerë. I vetmi që po luan rregullisht është Mario Dajsinani nga kampionati shqiptar.

Portieri i Egnatias është një nga lojtarët më të rëndësishëm të rrogozhinasve dhe me shumë gjasa do të jetë në listën e ndeshjeve të fundmuajit. Ndërkohë, Simon Simoni është jashtë skuadrës duke qenë se ditët e fundit ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Talenti i portës nuk kishte marrë gjithsesi asnjë minutë me skuadrën e tij në vitin 2026, duke qëndruar gjithmonë në stol.

Alen Sherri është portieri tjetër i cili ka qenë i dëmtuar dhe është rikthyer me skuadrën e Kaljarit megjithatë me skuadrën e Serisë A ai nuk po arrin të gjejë minuta duke qëndruar në stol. Gjithsesi, problemi i portës duket i zgjidhur dhe e vetmja gjë që shpresohet në këtë moment, padyshim që është që forma e Strakoshës të vazhdojë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen dhe të mos ketë probleme fizike për të. Një alternativë për të zëvendësuar Simonin në Kombëtare, është edhe Elhan Kastrati. Portieri 29-vjeccar aktivizohet në Gjermani me Braunshveig megjithatë vetëm dy ndeshjet e fundit i ka luajtur për vitin 2026 nga 8 të mundshmet.

MBROJTJA- Në kualifikueset e Botërorit, mbrojtja e Shqipërisë ka qenë reparti më i fortë dhe më i konsoliduar duke qenë se përvecc Anglisë, vetëm Letonia arriti të shënonte një gol ndaj kuqezinjve në fazën e grupeve. Por, situata para ndeshjeve të “Play Off”-it nyuk është më e mira e mundshme për prapavijën e Shqipërisë duke qenë se shumë lojtarë janë jashtë formë dhe nuk arrijnë të aktivizohen me skuadrat e tyre. Kështu, Elseid Hysaj që ka qenë titullar absolut me fanellën e Shqipërisë, është në një moment të vështirë me Lacion dhe nuk po merr thuajse fare minuta si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Italisë.

Nga 13 ndeshjet e zhvilluara në vitin 2026, Hysaj ka marrë në total vetëm 11 minuta lojë duke qenë kjo një shifër minutash thuajse e papërfillshme kur sheh kundërshtarin që Shqipëria do të ketë përballë. Në të njëjtat kushte në atë pozicion, është edhe mbrojtësi tjetër Ivan Balliu. Mbrojtësi i Vajekanos që aktivizohet në La Liga, ka marrë vetm 96 minuta në 11 ndeshjet e luajtura të vitit 2026 dhe duket se e ka humbur vendin e tij në formacion por edhe si alternativë. Shpesh herë, mbrojtësi ka shkaktuar edhe polemika në kampionat për shkak të sjelljeve që ka bërë pas ndërrimeve të mundshme. Situatë të ccuditshme po kalon edhe Mario Mitaj me Al Itihadin në Arabi.

Mbrojtësi i majtë shpesh herë ka qenë protagonist dhe ndër më të vlerësuarit, e herë të tjera ka përfunduar në stolin rezervë ose edhe jashtë tribunës. Marash Kumbulla ka vuajtur me Majorkën jo pak që nga trasnferimi në verë. Në shtator, ai u dëmtua dhe mungoi për rreth 3 muaj duke u rikthyer sërish në fushë në janar.

Por, një tjetër dëmtim e ka lënë jashtë edhe Kumbullën i cili ka luajtur vetëm 2 ndeshje me skuadrën e tij dhe prej disa javësh, është në fazë rikuperimi duke mos arritur të japë kontribut. Naser Aliji ka lënë pas dëmtimin, ashtu sicc kanë bërë edhe Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli të cilët në Serinë A janë kthyer në protagonistë me ekipet e tyre. Moment të mirë po vazhdon të kalojë Arlind Ajeti në kampionatin turk me Bodrumsporin.

MESFUSHA- Reparti i cili për momentin i jep qetësi dhe garanci Shqipërisë, është padyshim mesfusha duke qenë se thuajs të gjoithë lojtarët shqiptarë të këtij roli, aktivizohen titullar me skuadrat e tyre dhe janë protagonistë absolutë në kampionatet respektive. Kështu, problemet më të mëdha në janar i kishte padyshim Kristjan Asllani i cili me Torinon nuk po aktivizohej e njëkohësisht nuk po arrinte ntë gjente skuadër tjetër për transferim.

Megjithatë, kalimi te Beshiktashi në kampionatin turk, ka ndryshuar situatën e tij duke u kthyer mesfushori nga Elbasani në protagonist dhe aktualisht në një nga më të vlerësuarit e skuadrës bardhezi. Medon Berisha i dëmtuar muaj më parë, nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj Polonisë për shkak të atij dëmtimi që ka rezultuar shumë më e i rëndë secc pritej në fillim. Mediat italiane raportonin se do të mungonte disa javë, por kur kanë kaluar muaj, Berisha ende nuk është gati.

SULMI- Reparti më problematik për Shqipërinë në këtë fazë, është padyshim sulmi. Kuqezinjtë nuk janë në momentin më të mirë dhe për takimin ndaj Polonisë, me shumë gjasa do të ketë afrime të reja duke qenë se shumë nga lojtarët që kanë qenë pjesë e listës së fundit, janë të dëmtuar ose pa minuta me klubet e tyre. Kështu, Mirlind Daku është dëmtuar që në dhjetor dhe ende nuk është gati për të dhënë kontributin e tij me fanellën e Shqipërisë. Ende nuk dihet dëmtimi që Daku ka por me shumë gjasa, do të jetë jashtë.

Në të njëjtat kushte është edhe Armando Broja i cili është dëmtuar me Bërnlein. Sulmuesi shtatlartë prej disa javësh nuk është dukur në skuadër dhe pritet që të rikthehet javën e ardhshme, megjithatë totalisht jashtë forme për sfidën ndaj Polonisë. Probleme ka edhe për Bajramin te Rejnxhërs që numëron vetëm 151 minuta në këtë vit kalendarik nga 15 ndeshje që ka pasur të mundshme për të luajtur.

666

Uzuni sapo ka nisur kampionatin në Amerikë dhe është në javët e para të kampionatit megjithatë pritet të jetë në formë optimale për takimin e 26 marsit, ashtu si edhe Manaj që ka gjetur veten në kampionatin turk me Sivasporin. Probleme ka edhe për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i Dinamo Zagrebit ka qenë padyshim një nga më të dalluarit këtë sezon, por prej 4 ndeshjesh ai ka qenë jashtë. Sfidën e fundit në kampionat, Hoxha ka qenë në stol duke dhënë sinjale se mund të jetë gati për sfidat e këtij muaji.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×