
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e cilësoi zhvillimin e sotëm në Kuvend, ku mazhoranca rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, një lajm të keq për shqiptarët.
Këlliçi tha se prokuroria speciale nuk ekziston më për Edi Ramën dhe termin special e kanë vetëm ministrat, kabineti që do të jenë nga sot mbi ligjin.
“Sepse do të kenë mbrojtjen dhe imunitetin e e garantuar nga garantori që është Edi Rama që e mban këtë sistem në këmbë”, tha Këlliçi.
Belind Këlliçi: Ajo që ka ndodhur sot në Kuvend është lajm i keq për shqiptarët, lajm i keq për integrimin e vendit, por lajm i mirë për ata që duan t’i bashkohen bandës së Edi Ramës. Rasti “Balluku” është test kritik për integrimin e Shqipërisë në BE.
Të gjithë ambasadat e huaja në Tiranë kanë patur një mesazh.
Më vjen mirë që dhe në PS pati një deputet si Elisa Spiropali, që e pati kurajon të mos i bashkohej kësaj maskarade që për hir të vërtetës efektet do të shihen në vijim.
Ata që iu bashkuan do të duhet të ulin kokat për turpin që i kanë bërë Shqipërisë dhe standardit që vendosën sot për të mbrojtur me ligj të korruptuarit. Për Edi Ramën nuk ka prokurori speciale, por ka prokurori të zakonshme dhe qeveri speciale.
Sepse prokuroria speciale nuk ekziston më për Edi Ramën dhe termin special e kanë vetëm ministrat, kabineti që do të jenë nga sot mbi ligjin sepse do të kenë mbrojtjen dhe imunitetin e e garantuar nga garantori që është Edi Rama që e mban këtë sistem në këmbë.
and then