
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament, ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundër dhënies së autorizimit për SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.
Sipas ish-deputetit demokrat, hetimet duhet të fokusohen edhe te pasuritë e zyrtarëve që janë nën hetim prej kohësh.
“Ka zyrtarë që hetohen prej kohësh dhe nuk u është shkuar te hetimi i pasurisë. Duhet të hetohen edhe pasuritë”, theksoi Murrizi.
Ai u ndal gjithashtu te qëndrimi i kryeministrit Rama në këtë situatë, duke pretenduar se vendimet politike lidhen më shumë me mbrojtjen e vetë kreut të qeverisë sesa të zyrtarëve të veçantë.
“Rama nuk ka hallin e Belindës fare. Po të ishte Erion Braçe apo dikush tjetër zv/kryeministër, do të mbante të njëjtin qëndrim si më parë. Fakti që Belinda ishte në detyrë dhe SPAK kërkoi pezullim nga detyra tregon se po e frenon sa të mundet larg derës së tij, sepse nëse kalon ajo derë, çështja shkon te dera e tij”, deklaroi Murrizi.
and then