
Anis Mehmeti është një yll i Championship për të dytin sezon radhazi. Deri tani janë dhjetë gola dhe tetë asistime nga ana e sulmuesit të Ipsuiç, ndërsa numëron 37 paraqitje. Sfida e nesërme do të jetë delikate në kampionat, pasi Mehmeti rrezikon pezullimin me dy javë.
Anis Mehmeti joins Ipswich Town from Bristol City – Ipswich, UK – 23rd January 2025
Mehmeti është në kuotën e nëntë kartonëve të verdhë. Rregulli i Championship tregon se në rast ndëshkimi me karton të verdhë ndaj Shefilld Uensdej, Mehmeti do të mungojë në dy javët e ardhshme.
Ipsuiç synon rikthimin në Premier Ligë. Aktualisht është 4 pikë larg vendit të dytë, që ngjitet menjëherë.
Mehmeti nuk ftohet nga trajneri Silvinjo, që prej vitit 2023. Aktualisht, me 14 milionë euro, është lojtari më i vlerësuar i Shqipërisë në treg.
and then