
Analisti dhe ish-deputeti i PD-së, Edvin Kulluri, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si një model të republika kryeministrore ku pushteti i përqendruar rrezikon lirinë e individit dhe institucionet demokratike. Sipas Kullurit, “armiku më i madh i lirisë së individit është një shtet i madh”, ku sa më shumë pushtet ka një individ apo institucioni, aq më i madh rreziku i korrupsionit dhe i abuzimit. Ai vuri në dukje se në Shqipëri kryeministri sot kontrollon qeverinë, parlamentin dhe tenton të kapë edhe drejtësinë.
Duke iu referuar rasteve konkrete, Kulluri foli në News24 për çështjet e Ballukut dhe Veliajt: “Marrim shembull shkarkimin e Veliajt, i cili u vendos në mbledhjen e zyrave të PS-së dhe jo në Këshillin Bashkiak. Në botën e civilizuar drejton institucioni, jo individi, por këtu deformohet procesi.”
Ai kritikoi gjithashtu standardin e dyfishtë të qeverisë: “Këta duan që drejtësia mos t’i prekë, por bizneset apo individi të goditen. Si rasti i gjobitjes së Hysenbelliu Group, në mënyrë të padrejtë. Sot Shqipëria është në krizë kushtetuese dhe institucionale.”
Kulluri theksoi se kapja e shtetit nga të dyja kampet, si maxhoranca ashtu edhe opozita, ka vendosur drejtësinë në disavantazh: “Ndeshja mes drejtësisë dhe qeverisjes është 1-0 me këta të fundit. Kjo qeveri i ka treguar vendin drejtësisë.”
Ai ironizoi gjithashtu situatën aktuale: “Shqipërinë e kanë kapur prej ‘flokësh’ të dy kampet. Rama, lideri suprem! Standardi i dyfishtë me Ballukun!”, duke treguar sipas tij kapjen e vendit nga individët e pushtetshëm.
Kulluri: Armiku më i madh i lirisë së individit është një shtet i madh. Problemi kryesor i demokracive të mëdha është se si të kufizohet pushteti. Kjo krijon mundësi për korrupsion. Çdo njeri, sa më shumë pushtet të ketë, ai abuzon. Duhet të shkojmë te rrënja dhe të mos merremi me degët. Këto gjëra kanë bërë edhe në politikë, siç është sot republika kryeministrore. Sot kryeministri drejton qeverinë, parlamentin dhe tenton të kapë edhe drejtësinë.
Marrim si shembull shkarkimin e Veliajt, i cili u shkarkua në mbledhjen e zyrave të PS-së dhe jo në Këshillin Bashkiak. Apo me rastin e Ajmetajt, të gjitha vendimet ishin unanime. Si nuk del një burrë ta kundërshtojë? Në botën e civilizuar drejton institucioni, jo individi. Këtu deformohet procesi. Deputetët e PD-së, kur u hap çështja “Partizani”, dilnin me bluza: “Lironi kreun e PD-së”. Edhe këta të PS-së sjellje kanë të njëjtën. Këta duan që drejtësia mos t’i prekë, por bizneset apo individi të goditen. Siç ishte rasti i gjobitjes së Hysenbelliu Group, në mënyrë të padrejtë, siç e kemi thënë.
Sot Shqipëria është në krizë kushtetuese dhe institucionale. Na gënjyen herën e parë për Balliukun dhe thanë kur të flisnim gjykata. Më pas u la rrugës se u tha që do të shprehej si do të shprehej Gjykata. I njëjti njeri që dje këta e lëshoi, sot e ktheu faqen dhe tha: “Kështu më do qejfi.” Kemi edhe një kryetar PD-së, që bën si do vetë. Shqipërinë e kanë kapur prej flokësh dhe nuk po e lënë të ecë përpara. Të dyja kampet, edhe maxhoranca edhe opozita. Ndeshja mes drejtësisë dhe qeverisjes është 1-0 me këta të fundit. Kjo qeveri i ka treguar vendin drejtësisë.
and then