KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Tre nga “Final Four” kanë përmirësuar shifrat e vitit të kaluar, një kryeqytetase është humbësja e madhe

Abissnet Superiore ka mbyllur javën e 28 me rezultate mjaft interesante, duke shënuar një luftë të ndezur të hapur për çdo objektiv të mundshëm në të dy anët e klasifikimit e konfirmuar progresin që kanë bërë disa ekipe, por edhe rënien e ndjeshme që kanë pësuar disa të tjera.

Në krahasim me një vit më parë, janë 4 skuadra të Superiores që kanë regjistruar më shumë pikë se në edicionin e kaluar në këtë moment të sezonit. Ai që spikat më shumë është padyshim Elbasani që ka 17 pikë më shumë se një vit më parë.  E ndjek Teuta me 9 pikë më shumë, e më pas Vllaznia me Partizanin me nga 3 pikë.

Ndërkohë, sa u përket skuadrave që kanë humbur pikë në krahasim me sezonin e kaluar, në krye është Dinamo me 8 pikë më pak, e ndjekur nga Tirana me 5, Bylisi me 4 dhe Egnatia me 2.

Vlen të përmendet që Laçi dhe Skënderbeu të cilat ranë në Kategorinë e Parë, kishin përkatësisht 31 dhe 27 pikë në këtë moment të sezonit.

asddasdsadsdasdasdasd



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×