
Ilirian Feçi ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme mbi detajet e grabitjes me dhunë ndaj Lirak Bajraktari, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2011 në Elbasan.
Gazetarja Klodiana Lala raoorton se sipas dëshmisë së tij, grabitja është kryer nga ai së bashku me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, ndërsa ka përjashtuar përfshirjen e Gentian Sharrës.
“Kemi qenë tre persona, Talo Çela, Dashnor Dumani dhe unë. Talo kishte makinën. Na ka kapur një kamerë banke dhe një shtëpie private. As unë dhe as Talo nuk kemi qenë të armatosur, ndërsa Dashnori kishte vetëm një levë”, deklaroi Feçi.
Ai rrëfeu gjithashtu dinamikën e ngjarjes, duke treguar se gjatë grabitjes kanë marrë një çantë me bizhuteri dhe flori, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat.
“U nisa nga shtëpia ime, mora Dashnorin tek Nish-Tulla dhe më pas shkuam në Elbasan, ku morëm Talon. Shkuam tek shtëpia e Lirak Bajraktarit dhe vodhëm një çantë me bizhuteri e flori. E gjithë ngjarja duket në kamerat e shtëpisë”, u shpreh ai.
Feçi tha se informacionet për lëvizjet e Bajraktarit i kishte siguruar përmes një lidhjeje personale, pasi ish-e fejuara e tij nga Belshi kishte shitur shpesh bizhuteri tek viktima.
Ai shtoi se pas grabitjes, autorët janë larguar drejt banesës së Talo Çelës dhe më pas i kanë shitur sendet e vjedhura në Tiranë, duke i ndarë fitimet në tre pjesë.
Në dëshminë e tij, Feçi përmendi edhe njohjen me Nuredin Dumani, për të cilin tha se kishte dijeni për banesën e tij dhe se në të kaluarën kishte qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonën e Krujë.
and then