Iu gjet kokainë e ndarë në doza gati për shitje, arrestohet në Tiranë i riu nga Durrësi

Një i ri është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në zonën e Rrugës së Dibrës në Tiranë, pasi u kap në posedim të një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike të dyshuara për shitje.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, i cili rezulton të jetë nga Durrësi, u ndalua gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në këtë zonë. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën mbi 100 doza kokaine, të ndara dhe të përgatitura për shitje në treg.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe disa doza të tjera të dyshuara si heroinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×