
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka reaguar mbi politikat e taksave për karburantet, duke vënë në kontrast situatën në Itali me atë në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se, qeveria italiane e drejtuar nga Giorgia Meloni po ndërmerr masa për të ulur barrën fiskale mbi karburantin, me qëllim lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.
Ai thekson se ulja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve bazë për familjet.
Në të kundërt, Teliti kritikon qasjen e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Edi Rama, duke pretenduar se taksat mbi karburantin vazhdojnë të mbeten të larta dhe përdoren si burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e shtetit.
Deklarata e plotë:
DY REALITETE: MELONI UL TAKSAT, RAMA SHTON BARRËN!
Ndërsa Italia e Meloni-t po ndërmerr hapa konkretë për të ulur taksat mbi karburantin dhe për të lehtësuar qytetarët, në Shqipëri ndodh e kundërta.
Kontrasti është i qartë:
👉Në Itali: Kryeministrja kupton se nafta e shtrenjtë rrit çdo çmim në tryezën e familjeve. Zgjidhja? Ulja e taksave.
👉Në Shqipëri: Kryeministri vazhdon ta përdorë naftën si mjet për të mbushur arkën e qeverisë, duke na mbajtur me çmimet më të larta në Rajon e Europë.
Pse ne shqiptarët duhet të paguajmë taksa më të larta se italianët, kur rrogat tona janë disa herë më të ulëta?
Kjo nuk është krizë tregu, është vullnet politik.
Nëse Italia mundet, pse ne jo?
and then