Mes liderëve europianë, Berisha në foton zyrtare të 50-vjetorit të PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në foton zyrtare familjare në kuadër të 50-vjetorit të Partia Popullore Europiane (PPE), ku u shfaq përkrah liderëve kryesorë të politikës europiane.

Aktiviteti mblodhi drejtues të partive të djathta dhe qendrës së djathtë nga e gjithë Europa, duke shënuar një moment simbolik për historinë dhe bashkëpunimin brenda PPE-së.

Fotoja familjare konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të aktiviteteve përkujtimore, duke reflektuar unitetin dhe vizionin e përbashkët të forcave politike anëtare të PPE-së.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×