Rritja e çmimeve të naftës/ “Rama krizat ia faturon qytetarëve”, Mërtiri: Asambleja e PS? Ndryshime, për të fuqizuar Ballukun. Nëse vijon ta mbrojë…

Në një intervistë në “News24”, analisti Ergys Mërtiri foli për çmimin e naftës, qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, si edhe mbledhjen e Asamblesë së PS që pritet të mbahet nesër.

Ai tha se çdo qeveri në botë për të mbrojtur qytetarët ul taksat, por në Shqipëri ndodh e kundërta. Gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama të gjitha krizat ia faturon qytetarëve.

“Rama të gjithë krizat ia faturon qytetarëve. Ai vetëm fuqizon oligarkët. Këto ditë ka pasur një urdhër për ta mbajtur në mënyrë të caktuar çmimin. Këtë gjë e ka bërë edhe më parë, ka një paradoks të tmerrshëm që vetëm kryeministri Rama mund ta bëjë. Në botë çdo qeveri ul taksat dhe vendos kushte që çmimi të mos shkojë në mënyrë të tillë që të mos ketë problem konsumatori. Këtu tek ne ndodh e kundërta. Kur bie krizë për naftë në vend të ulë taksën ai vendos ose tavan duke ia faturuar biznesit koston ose çmim të lartë që ia faturon qytetarëve. Kjo tregon se ai u ka dhënë koncensione, ata jetojnë duke vjedhur këto popull dhe tani ai i thotë keni vjedhur sa keni vjedhur tano do paguani kostot…Ndërsa çfarëdo që të bëjë Rama, nuk e shlyen dot faktin që ka qeverisur me hajdutë pjesa më e madhe janë në hetim apo në burg për shkak të vjedhjeve që kanë bërë bashkë.

I ndalur te Asambleja e PS dhe nëse do të ketë ndryshime, Mërtiri tha se beson se mund të ketë, ndërsa nënvizoi se do të zgjerojë fuqinë e Ballukut për t’u mbrojtur nga hetimet, sepse sipas tij duke mbrojtur Ballukun, mbron veten.

Ndryshime brenda PS? Besoj që po, por gjithçka që Rama bën duhet të kuptojmë kontekstin që e bën. Nesër Asambleja mblidhet vetëm për hallin që ka Rama, dhe ajo është Balluku. Ndryshimet në qeveri u bënë për hallin Balluku, edhe në Asamble nëse do ketë ndryshime do bëhet për të shtuar njerëzit e Ballukut në parti. Tashmë që Ballukut kërcënohet nga hetimet, kërcënohet me burg. Ndërsa them se nuk besoj se zonja Spiropali do përjashtohet, sepse do sillte reaksion akoma më të madh dhe kjo Ramës nuk i intereson”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×