
Një 69-vjeçare, që kishte ardhur sot me familjen për të vizituar Kalanë e Beratit, ka rënë aksidentisht nga një mur. Lumnika Kaceli ishte duke bërë foto dhe ka shkarë nga muri rrethues i Kalasë së Beratit, duke rënë nga një lartësi.
Fatmirësisht, 69-vjeçarja ra mbi një pirg me shkurre e degë pishe dhe si pasojë e rrëzimit, mësohet se vizitorja ka thyer njërën këmbë dhe ka marrë lëndime të shumta në trup. Ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
and then