Qeveri teknike dhe dorëheqje e Ramës! Nis protesta e PD, Berisha del nga selia blu

Ka nisur tashmë zyrtarisht protesta e Partisë Demokratike. Kreu i PD ka dalë nga selia blu i rrethuar nga demokratët dhe deputetët.

Ende nuk dihet skenari që do të ndiqet, ndërsa nga burime për News24, mësohet se kjo protestë do të jetë në formë marshimi.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë përplasje me policinë, apo hedhje molotovësh e fishekzjarrësh si në protestat e mëparshme, ndërsa kujtojmë se tubimi i fundit ishte ai i mbajtur para Kuvendin ndërsa në seancë plenare u votua mbi imunitetin e Belinda Ballukut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×