Zjarr pranë autostradës Lushnje-Fier, flakët u afrohen bizneseve në zonë

Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë bimësinë e thatë në një kanal në afërsi të vendit të quajtur pushimi i shoferit në autostradën Lushnje Fier.

Duke parë se zjarri i ndihmuar nga era e fortë po përparonte drejt disa bizneseve të zonës është njoftuar policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë shërbimi i mbrojtjes nga zjarri i bashkisë Lushnje si dhe polica e qarkullimit rrugor.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që vatra e zjarrit të izolohet dhe të shihet duke mos përbërë rrezik për bizneset ngjitur me vatrën e zjarrit. Ky është një nga ato raste kur papërgjegjshmëria e ndezjes së një zjarri mund të rezultonte fatale për bizneset pranë.

Sipas zjarrfikësve zjarri ka qenë aksidental dhe mund të ketë ardhur si pasojë e hedhjes së ndonjë cigareje nga ndonjë automjet në lëvizje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×